Barcelona bën gati ofertën e dytë për Rodrin, City kërkon 80 mln euro
Barcelona ka shtuar presionin për të mbyllur sa më shpejt transferimin e Rodit, por Manchester City po bëhet pengesa kryesore në negociata. Klubi anglez synon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i mesfushorit spanjoll, i cili është shpallur lojtari më i mirë i Botërorit FIFA 2026.
Pas refuzimit të ofertës së parë, Barcelona ka paraqitur një propozim të dytë verbal prej 60 milionë eurosh, plus bonuse, por edhe kjo ofertë nuk duket se ka bindur drejtuesit e Manchester Cityt.
“Qytetarët” kërkojnë të paktën 80 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin spanjoll, duke krijuar një diferencë prej rreth 20 milionë eurosh me ofertën e Barcelonës.
Pavarësisht distancës mes palëve, në kampin blaugrana mbizotëron optimizmi se marrëveshja mund të arrihet së shpejti. Barcelona ka dy avantazhe të rëndësishme në këtë negociatë.
I pari lidhet me vetë lojtarin. Rodi ka shprehur qartë dëshirën për t’u transferuar në Barcelonë, ndërsa me klubin katalanas thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje personale.
Avantazhi i dytë është situata kontraktuale. Manchester City nuk mund ta zgjasë pafundësisht negociatën, pasi Rodi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, anglezët rrezikojnë ta humbasin lojtarin pa përfituar asnjë euro në vitin 2027.
KOHA JONË SONDAZH

