Barcelona bën gati për të paguar çekun e radhës te Liverpooli për Coutinhon

Barcelona ka arritur një marrëveshje të veçantë me Liverpoolin në momentin që bleu Philippe Coutinhon nga skuadra e Liverpolit. Ata duhet të paguajnë “Redsat” 5 milionë euro sa herë që braziliani luan 15 ndeshje.

Një klauzolë e tillë është deri në momentin që Barca të arrijë shifrën prej 30 milionë eurosh. Sulmuesi është dhe 2 ndeshje larg që Barcelona të paguajë 5 milionë eurot e radhës tek anglezët.

Barcelona nuk ka për të paguar më te Liverpooli, pasi i plotësohen 30 milionë eurot e klauzolave. Coutinho është rikthyer në ekip dhe po luan si titullar nën drejtimin e Ronald Koemanit.

SHKARKO APP