Barcelona bën gati planin për Lautaron, përfshin në tratativa Coutinhon
Barcelona nuk ka ndërmend që të dorëzohet për Lautaro Martinez. Katalanasit kanë ndërmarrë një hap thelbësor për blerjen e golashënuesit të Interit. Siç raportohet nga ESPN, “El Toro” ka arritur marrëveshjen verbale me “blaugranat” e tashmë pret vetëm “ok”-in nga klubi zikaltër.
Mediet italiane sigurojnë që Interi i ka ulur pretendimet dhe do të pranonte pagesën prej 90 milionë eurosh për largimin e Lautaros. Sipas “Corriere della Sera”, Inter uli çmimin me 21 milionë euro dhe tani apo vlerëson rikthimin e Coutinhos në Serinë A, pikërisht aty ku shkëlqeu para se të shkonte te Liverpooli.
Transferimi sërish i Coutinhos tek zikaltrit, ndihmon në transferimin e Lautaros te Barcelona. Marrëveshja me Lautaron është totale, por duhen zhbllokuar vetëm bisedimet me Interin, duke përfshirë edhe kartonin e Coutinhos.