FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona bën gati planin për Lautaron, përfshin në tratativa Coutinhon

Barcelona nuk ka ndërmend që të dorëzohet  për Lautaro Martinez. Katalanasit kanë ndërmarrë një hap thelbësor për blerjen e golashënuesit të Interit. Siç raportohet nga ESPN, “El Toro” ka arritur marrëveshjen verbale me “blaugranat” e tashmë pret vetëm “ok”-in nga klubi zikaltër.

Mediet italiane sigurojnë që Interi i ka ulur pretendimet dhe do të pranonte pagesën prej 90 milionë eurosh për largimin e Lautaros. Sipas “Corriere della Sera”, Inter uli çmimin me 21 milionë euro dhe tani apo vlerëson rikthimin e Coutinhos në Serinë A, pikërisht aty ku shkëlqeu para se të shkonte te Liverpooli.

Transferimi sërish i Coutinhos tek zikaltrit, ndihmon në transferimin e Lautaros te Barcelona. Marrëveshja me Lautaron është totale, por duhen zhbllokuar vetëm bisedimet me Interin, duke përfshirë edhe kartonin e Coutinhos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?