Barcelona bën gati planin për të rrëmbyer Mane-n nga Liverpooli në verë

Sadio Mane gjatë kësaj vere do të jetë një nga objektivat e mëdha të skuadrës së Barcelonës. Gazeta britanike “The Mirror”, raporton se klubi katalanas ka gjetur edhe formulën për të mbërritur te sulmuesi senegalez.

Drejtuesit “blaugrana” do ta përfshijnë Mane-n në bisedimet për kthimin e Philippe Coutinhos në “Anflield Road”. Braziliani vlerësohet 145 milionë stërlina (shumë për të cilën kampionët në fuqi të Spanjës arritën marrëveshjen për ta blerë nga Liverpooli) dhe nëse përveç kartonit të tij do të shtojnë edhe 89 milionë stërlina, atëherë do të plotësohej shifra 225 milionë stërlina, që është edhe klauzola e largimit në kontratën e Manesë.

Mane po zhvillon një sezon fantastik me Liverpoolin, teksa në 34 ndeshje në total ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 11 asist.

SHKARKO APP