Barcelona bën një tjetër goditje në merkato, vjen falas nga Liverpooli

Georginio Wijnaldum ka vendosur që të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni për të nisur një aventurë të re te Barcelona. “Sunday Times” në Angli raporton se mesfushori holandez ka një para-kontratë me klubin Blaugrana.

Ai do të jetë transferimi i parë i presidentit Joan Laporta, i cili është rikthyer në krye të katalanasve. 30-vjeçarit i skadon kontrata në qershor, ndaj dhe mund të transferohet falas.

Liverpooli nuk ka humbur kohë, teksa duket se ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul, i cili ndiqet prej kohësh nga Juventusi dhe Interi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?