Barcelona bën një tjetër ofertë për Lautaron, një futbollist dhe 70 mln euro

Barcelona nuk ka mundësi ekonomike për të blerë kartonin e Lautaro Martinezit, pas marrëveshjes që ka arritur me përfaqësuesit e futbollistit  Sipas “El Mundo Deportivos”, oferta e fundit për zikaltrit është 70 milionë euro plus kartonin e Junior Firpos, që nga ajo që shkruhet nga e përditshmja katalane vlerësohet 41 milionë euro.

Pra, 70+41 bëjnë 111 milionë, fiks sa klauzola e largimit që sulmuesi argjentinas ka në kontratë. Sa i përket 23-vjeçarit anësor të “blaugranave”, ai mund të përshtatet në mënyrë perfekte me futbollin e Contes, duke parë cilësitë e tij atletike.

Gjithsesi duket e vështirë që Interi mund ta pranojë këtë ofertë. Gjërat mundtë ndryshojnë nëse “blaugranat” rritin pjesën “cash” të ofertës, pra nëse shpenzojnë më shumë se 70 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?