Barcelona bën ofertën e parë për Lautaro Martinez, ja përgjigja e Interit

Barcelona e ka seriozisht për Lautaro Martinez. Klubi blaugrana së fundmi ka bërë hapa konkret për afrimin e argjentinasit, por deri më tani ka hasur në rezistencën e zikaltërve.

“Mundo Deportivo” raporton se katalanasit kanë formuluar një ofertë prej 70 milionë eurosh, plus kartonin e Semedos dhe Vidal, por Interi i ka thënë jo. Edhe pse të dy lojtarët e përfshirë në ofertë janë në listën e Contes, duket se Interi është më i interesuar për të marrë vetëm ofertën financiare që shkon në 111 milionë eurosh për prishjen e kontratës.

Barcelona është duke menduar edhe për Neymar, ndaj dhe fillimisht do të mendohet për afrimin e brazilianit. Në këtë rast opsione më të realizueshme do të ishin Aubameyang, Duvan Zapata, ose Timo Werner. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP