Barcelona brenda një sezoni, kërkon të fitojë dy tituj kampion

Barcelona është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion këtë sezon, por klubi katalanas ka qëllime edhe më madhore.

Me një kërkesë drejtuar Federatës Spanjolle të Futbollit, Barça pretendon titullin e vitit 1937, të kampionatit që u luajt në mes të Luftës Civile. Barcelona gjithmonë e ka pretenduar këtë titull, por deri tani kërkesa e saj kishte rënë në vesh të shurdhër.

Ajo që vuri sërish në lëvizje klubin ishte dhënia e titullit të Kupës së atij viti klubit të Levantes, gjë që përbën precedent ligjor për riaktivizimin e kërkesës së Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?