Barcelona del me deklaratë për dëmtimin e rëndë të Pique dhe Sergi Robertos

Barcelona ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me dëmtimet e Ferard Pique dhe Sergio Robertos. Të dy dolën para koha nga fusha në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Sergio Roberto ka një dëmtim në gjurin e tij të djathtë. Mbrojtësi i krahut të djathtë u dëmtua në gju në minutat e fundit, teksa testet mjekësore kanë konfirmuar se do të mungojë për 2 muaj.

Pique nga krahu tjetër ka një dëmtim më të rëndë. Ai do të mungojë më gjatë sepse ka ndrydhje në 3 vende të ligamentit, por për fatin e tij të mirë nuk i është këputur. Me shumë mundësi ai e ka mbyllur para kohe sezonin aktual.

SHKARKO APP