Barcelona do tentojë Lautaron vetëm nëse shitet Suarez

Afrimi i Lautaro Martinez te skuadra e Barcelonës do të varet shumë edhe nga e ardhmja e Luis Suarez. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi blaugrana po pret shitjen e uruguaianit për të tentuar më pas afrimin e argjentinasit. Paga e të dy futbollistëve është e lart, ndaj dhe mbajtja e të dyve në skuadër do të ishte një kosto e madhe për klubin.

Suarez për momentin ka kontratë edhe për një sezon, por për të ka pasur interesim të madh veçanërisht nga MLS. Këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 12 asist në 34 ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP