Barcelona e Flick drejt një rekord sensacional, gati të mposht MSN
Për momentin, Barcelona e Hansi Flick është e pandalshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për shënimin e golave. Skuadra blaugrana, në sezonin 2024-25, po i afrohet gjithnjë e më shumë rekordit të vendosur në sezonin 2014-2015 me versionin Messi-Suarez-Neymar i Barçës, atë të numrit të ndeshjeve zyrtare me 5 ose më shumë gola të shënuar.
Në gjysmën e sezonit, klubi katalanas ka fituar 11 herë duke shënuar 5 ose më shumë gola, kundër Valladolid (7-0), Villarreal (1-5), Young Boys (5-0), Sevilla (5-1), Crvena Zvezda (2-5), Mallorca (1-5), Real Madrid (2-5), Betis (5-1) Benfica (4-5), Valencia dy herë (7-1 dhe 5-0) Ekipi katalanas tani është vetëm dy gola larg rekordit të mëparshëm, pasi ka shënuar 5 ose më shumë gola 13 herë në sezonin 2014-15.
Robert Lewandowski ka konfirmuar statusin e tij si sulmuesi i pamëshirshëm i Barcelonës, duke udhëhequr listat e golashënuesve të klubit këtë sezon. Polaku ka shënuar 31 gola mes kampionatit dhe kupave, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij vendimtare për skuadrën e Flick. Pas tij, gjejmë Raphinha-n, i cili po përjeton një sezon rritjeje të madhe, me 24 gola. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

