Barcelona e ka seriozisht për Lautaron, i ofron 10 milionë euro në sezon
Lautaro Martinez është objektivi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës, teksa drejtuesit blaugrana e kanë identifikuar si partnerin ideal të Lionel Messit në fazën e sulmit.
Sipas asaj që mësohet portali “Goal.com”, klubi katalanas do t’i ofrojë futbollistit 10 milionë euro në sezon, edhe pse skuadra e Interit duket se nuk dëshiron që të negociojë për shërbimet e tij.
Barcelona duket se e ka zgjidhjen edhe për këtë problem, duke paguar klauzolën prej 111 milionë euro, e cila është e vlefshme deri më 15 korrik, gjithmonë nëse fati do të jetë me ta dhe sezoni do të mbyllet sipas planit.
Ndërkohë, Real Madrid dhe Chelsea gjithashtu kanë treguar interes të madh për sulmuesin argjentinas, por Barcelona aktualisht duket shumë përpara tyre në negociata me lojtarin. /R.Lika-Koha Jone/