Barcelona e Koeman lë nam, mundet pas 19 vitesh nga Rayo Vallecano (VIDEO)

Barcelona nuk di të ngrejë “krye” nën drejtimin e Koeman. Skuadra katalanase ka pësuar një humbje të rëndë 1-0 në transfertën ndaj Rayo Vallecanos.

Golin e vetëm e shënoi një “ujk” i vjetër si Radamel Falcao. Sulmuesi veteran bëri gjithçka mirë në zonë në minutën e 30-të, duke goditur në cepin e portës me të majtën.

Ekipi i Koeman kishte shansin për të barazuar me Depay në minutën e 72-të, por sulmuesi holandez do të humbiste penalltinë, duke u ndalur nga një mrekulli në dy kohë e portierit Dimitrievski. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP