Barcelona e pamëshirshme, shpartallon 7-2 Newcastle dhe shkon në çerekfinale (VIDEO)

Barcelona siguron kualifikimin për në çerekfinalet e UEFA Champions League pas një fitoreje spektakolare 7-2 ndaj Newcastle United në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve, të zhvilluar në Spotify Camp Nou. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, katalanasit dominuan plotësisht për të siguruar kalimin më tej.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga vendasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Raphinha. Reagimi i anglezëve ishte i menjëhershëm, me Anthony Elanga që barazoi në minutën e 15-të.

Barcelona rifitoi avantazhin vetëm tre minuta më vonë falë golit të Marc Bernal, por Newcastle nuk u dorëzua dhe barazoi sërish në minutën e 28-të, përsëri me Elanga. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, Lamine Yamal realizoi nga pika e bardhë në minutat shtesë, duke çuar rezultatin në 3-2 për vendasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga katalanasit dominoi plotësisht lojën. Fermín López shënoi golin e katërt në minutën e 52-të, ndërsa Robert Leëandoëski thelloi diferencën me dy gola të shpejtë në minutat 56 dhe 61.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spektakli i golave u mbyll nga Raphinha në minutën e 72-të, duke vulosur një fitore të thellë 7-2 dhe një paraqitje bindëse të Barcelonës. Me këtë sukses, Barcelona siguron një vend në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit mes Tottenham dhe Atletico Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?