Barcelona e zhytur në borxhe, kalohet shifra 1 miliard euro
Barcelona ka qenë në vështirësi disa herë këtë sezon në fushë, por kriza ekonomike duket se po merr përmasa edhe më të mëdha. Mediat spanjolle raportojnë se borxhet totale tejkalojnë një miliard euro (1,173 milionë euro). Nga këto, 730 janë “afatshkurtra”, ndërsa pjesa tjetër prej 443 “afatgjatë”. Janë rreth 196 milion për t’u paguar klubeve të tjera për blerjet e kaluara.
Shoqëria e mbylli sezonin e kaluar me një borxh neto prej 488,4 milionë euro dhe një humbje prej 602 milion euro në zërin e kapitalit qarkullues neto. Me një barrë pagash që rrëmben 74% të xhiros, mbajtja e Lionel Messi ka pak gjasa të ndodhë. Lista e kreditorëve është e gjatë: katalanasit duhet të paguajnë mbi 196 milion euro për klube në gjysmën e Evropës, nga të cilat 126 në afat të shkurtër, ndërsa duhet të mbledhin mbi 85 milionë, nga të cilët 58 në një kohë të shpejtë.
Barcelona ende duhet t’i japë 70 milionë euro Liverpoolit për Coutinho, nga të cilat 30 janë afatshkurtra, 48 Ajax për De Jong dhe 21 Gremios për Arthur, i cili kaloi verën e kaluar tek Juve. Nga bardhezinjtë, katalanasit presin 5.7 milionë me afat të shkurtër për Arthur dhe 4.1 për Marques, 9.8 në total, por i detyrohen kampionëve të Italisë 4.8 për Pjanic dhe 3.7 për Matheus Pereira, gjithsej 8, 5. Midis kreditorëve është gjithashtu edhe Valencia (20 milionë për Neto), Bordeaux (mbi 20 milionë për Malcom) dhe Braga (e njëjta shifër për Trincao).