Barcelona e zhytur në krizë nga borxhet, duhet të paguajë dhe 159 milionë euro

Situata ekonomike e Barcelonës vazhdon të mbetet e ndërlikuar, pavarësisht përpjekjeve të shumta të presidentit Joan Laporta për ta stabilizuar klubin përmes shitjeve të aseteve dhe “leveve” financiare. Sipas raportit të fundit zyrtar, katalanasit e kanë mbyllur sezonin e kaluar me humbje neto prej 17 milionë eurosh, ndërsa kufizimet e “fair-play financiar” të La Liga-s vazhdojnë të jenë një pengesë serioze për klubin.

Gjatë asamblesë së përgjithshme me anëtarët, drejtuesit e Barcelonës zbuluan se borxhet ndaj klubeve të tjera europiane për transfertat e fundit arrijnë në plot 159 milionë euro. Këto pagesa po shlyhen me këste, por mbeten një barrë e rëndë për financat e klubit.

Sipas dokumentit financiar:

Swiss Digital Desktop Reklama

13 milionë euro duhet t’i paguhen Manchester City për Ferran Torres,

Swiss Digital Mobile Reklama

10 milionë euro Bayern Munich për Robert Leëandoëski

19 milionë euro Leipzig për Dani Olmo,

17 milionë euro Athletico Paranaense për Vitor Roque,

ndërsa 15 milionë të tjera janë borxhe afatgjata.

Në listën e detyrimeve figurojnë gjithashtu 24.5 milionë euro ndaj Sevillas për Jules Koundé dhe 42 milionë euro ndaj Leeds United për Raphinha, si dhe disa shuma më të vogla ndaj Bordeaux dhe La Brède FC.

Kjo situatë tregon se Barcelona, pavarësisht rritjes së të ardhurave nga marketingu dhe turizmi, ende po përballet me një bilanc të brishtë financiar. Joan Laporta pritet të vazhdojë kërkimin e zgjidhjeve për të ulur borxhet dhe për të krijuar hapësirë të re në rregullat e “fair-play financiar”, në mënyrë që klubi të jetë më konkurrues në tregun e transferimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?