Barcelona, ekipi më me shumë tituj ndërkombëtarë!
Ekipi i Barcelones, qe në dekadën e fundit ka fituar 26 trofe duke bërë epokë, falë suksesit në finalen e Botërorit të klubeve ndaj River Plate (3-0) e ka çuar në 22 numrin e titujve ndërkombëtarë. Barcelona ka lënë pas Real Madridin, Milanin dhe egjiptianët e Al Ahly, që numërojnë 20 tituj ndërkombëtarë. Fitorja në finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Berlin ndaj Juventusit verën e kaluar, bëri që katalanasit të barazonin këto tre klube në këtë klasifikim special. Për t’i dale para Realit, Milanit e Al Ahly në renditje, Barcelonës i mjaftoi fitorja e Superkupës së Europës në Tbilisi ndaj Sevillas, për të ardhur në fund te triumfi në Botërorin e Klubeve, sukses ky që kurorëzoi një vit 2015 të të jashtëzakonshëm për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique. Për të arritur kuotën e 22 trofeve ndërkombëtarë, Barcelona ka fituar 5 Liga te Kampioneve, 3 Botërore për klube, 5 Superkupa te Europes, 4 Kupa Kupash, 2 Kupa Latine etj, shkruan ATSH.
KOHA JONË SONDAZH

