Barcelona “fërkon” duart për Neymar

Vera e vitit 2019 ishte me të vërtetë e vështirë për Neymar. Braziliani tentoi deri në fund të merkatos për tu larguar nga Paris Saint Germain, por në fund, gjiganti francez ia mbushi mendjen për të qëndruar në “Parc des Princes”. E kjo solli entuziasëm te Neymar, por që më pas u ndal nga një dëmtim, duke komplikuar të ardhmen e tij.

Pavarësisht se e bëri publikisht qartë dëshirën e tij për t’u larguar, Leonardo besohet se i ka kërkuar lojtarit që të nënshkruaj një kontratë të re.

Por sipas “Le Parisien”, dëmtimi e ka penalizuar Neymar, me tratativat që duket se kanë ngecur. Kontrata e tij e tanishme përfundon në qershor të vitit 2022 dhe tani mbetet të shihet nëse PSG do të mbështesë apo jo një lojtar që ka qenë plotësisht jashtë fushe, veçanërisht tani, kur Kylian Mbappe ka marrë vendin e tij në projektin futbollistik në Paris.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ekziston një rregull në FIFA që lejon lojtarët nën moshën 28 vjeç që të transferohen në një klub të një lige tjetër përmes prishjes së kontratës së tij dhe pagesës së kompensimit prej rreth 60 milionë euro.

Vendimi i Webster nuk zbatohet gjerësisht në të gjithë futbollin, por në teori, Neymar mund të blejë kontratën e tij pasi të mbeten vetëm dy vite në kushtet e dakorduara.

SHKARKO APP