Barcelona fiton me “manita” ndaj Valencias, Yamal shkëlqen me dopietë
Barcelona ka dhuruar një tjetër paraqitje mbresëlënëse në La Liga, duke mposhtur thellë Valencian me rezultatin 0-5 në “Mestalla”. Katalanasit regjistrojnë kështu fitoren e katërt radhazi dhe ngjiten të vetëm në krye të renditjes me 12 pikë.
Skuadra e Barcelonës e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe vetëm pas pesë minutash gjeti rrugën e rrjetës. Lamine Yamal realizoi me një parabël të bukur pas asistit të Fermin Lopez. Pak minuta më vonë, Yamal shënoi sërish, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 22-të erdhi edhe goli i dytë. Fermin Lopez përfitoi nga asistimi i Anthony Gordon dhe me një goditje të saktë brenda zonës mposhti portierin vendas.
Barcelona vazhdoi dominimin edhe pas pushimit. Në minutën e 66-të, Raphinha finalizoi një aksion të shpejtë të nisur nga kombinimi Yamal-Fermin, duke çuar rezultatin në 0-3.
Në fund, katalanasit nuk u ndalën. Pedri shënoi të katërtin pas një kombinimi me Dani Olmon, ndërsa në minutën e 84-të Yamal kompletoi “manitën” për 0-5.
KOHA JONË SONDAZH

