Barcelona fiton me “manita” ndaj Vallecanos, shkëlqejnë Yamal dhe Raphinha
Barcelona ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La Liga, duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-2 Rayo Vallecanon në Camp Nou. Protagonistë të padiskutueshëm të mbrëmjes ishin Lamine Yamal dhe Raphinha, të cilët shënuan nga dy gola secili.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për miqtë, me Sergio Camellon që kaloi Rayo Vallecanon në avantazh në minutën e 12-të. Barcelona reagoi menjëherë dhe brenda vetëm dy minutash përmbysi gjithçka. Raphinha barazoi shifrat në minutën e 19-të, ndërsa Yamal realizoi dy minuta më vonë me një goditje spektakolare, duke i dhënë avantazhin katalanasve.
Për Yamal, ky ishte një moment historik, pasi goli shënoi rrjetën e tij të 50-të me fanellën e Barcelonës. Në pjesën e dytë, Barcelona e zgjeroi avantazhin pas një autogoli të Florian Lejeune në minutën e 51-të. Rayo nuk u dorëzua dhe Camello realizoi golin e dytë personal në minutën e 59-të, duke rikthyer përkohësisht shpresat e skuadrës së tij.
Megjithatë, Barcelona reagoi sërish. Raphinha shënoi golin e tij të dytë në minutën e 71-të, ndërsa Yamal vulosi rezultatin përfundimtar 5-2 në minutën e 90-të.
Me këtë dopietë, Raphinha shkon në kuotën e pesë golave pas tri javësh dhe kryeson i vetëm listën e golashënuesve të La Ligës. Barcelona, ndërkohë, ruan bilancin perfekt me nëntë pikë në tri ndeshje dhe qëndron në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Real Madridin.

KOHA JONË SONDAZH

