Barcelona fiton me përmbysje ndaj Alaves, Lewandowski shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Barcelona triumfoi me vuajtje 2-1 ndaj Alaves, në ndeshjen e La Liga. Takimi nisi me malore për katalanasit. Sulmuesi spanjoll Samu Omorodion kaloi topin pas shpinës së portierit Ter Stegen.
Skuadra e drejtuar nga Xavi u përpoq që të reagonte, por në pjesën e parë e kishte të vështirë. Robert Lewandowski u rikthye te goli, i cili i mungonte prej fundit të shtatorit.
Në të 53-tën, ylli polak rihapi ndeshjen, ndërkohë që në minutën e 77-të, me anë të një ekzekutimi perfekt të një penalltie i vuri vulën fitores së sotme. Barcelona shkon në kuotën e 30 pikëve, në vendin e tretë, me 2 pikë më pak se Reali dhe 4 më pak se Girona kryesuese.
KOHA JONË SONDAZH

