Barcelona fiton me vuajtje ndaj Elches, shkëlqen Gavi me gol dhe asist (VIDEO)

Barcelona ka arritur që të marrë një fitore me shumë vuajtje 3-2 në shtëpi ndaj Elches. Skuadra e Xavit e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola.

Në harkun e tri minutave, Jutgla me kokë dhe Gavi me një goditje në hyrje të zonës do të shënonin dy herë për ekipin katalnas. U duk se kjo ndeshje nuk do të kishte më histori, por nuk ndodhi kështu.

Mbrojtja katalanase me dy gafa të mëdha në mbrojtje i dha mundësinë Elches që të shënonte dy gola në harkun e pak sekondave me Morente dhe Millan që e dërguan topin në rrjetën e Ter Stegen.  Në fundin e ndeshjes Gavi shërbeu një asist të bukur për Nico Gonzales që do të ta dërgonte topin në trekëndëshin e portës. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP