Barcelona fiton ndaj Sociedad me një penallti “të dhuruar” nga arbitri (VIDEO)

Barcelona fiton me shumë polemikash në duelin e javës së 27-të ndaj Real Sociedad. Skuadra blaugrana zhvilloi një tjetër ndeshje shumë të dobët, por në fund i buzëqeshi rezultatit 1-0.

Ishte një ndeshje mjaft e mirë e Soeciadit që krijoi shumë shanse shënimi, por si Isacc ashtu edhe Montreal do të shpërdoronin në portën e Ter Stegen. Në krahun tjetër Messi dhe Rakitic vendosën në provë portierin Remiro, i cili ishte në një mbrëmje fantastik.

10 minuta nga fundi gjyqtari akordoi penallti për një prekje të topit me dorë, një rast që u pa me VAR por që do të shkaktojë shumë polemika. Rasti ishte shumë i dyshimtë, ndërkohë që nga pika e bardhë mes do të shënonte.

Skuadra e Setien ruajti më pas avantazhin deri në fundin e ndeshjes, duke marrë kryesimin me 58 pikë, dy më shumë se Reali. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP