Barcelona gjen formulën për transferimin e Martinez, përdor “xholin” Coutinho

Barcelona duket se e ka gjetur formulën për transferimin e Lautaro Martinezin në “Camp Nou”. Sulmuesi argentinas i Interit ka mbështetjen e Lionel Messit, në krah të të cilit luan te kombëtarja e tij.

Interi e vlerëson 150 milionë euro, por në kontratën e tij ekziston edhe një klauzolë prej 111 milionë eurosh, e vlefshme nga 1 deri më 15 korrik. Barcelona ka shumë për të ofruar në këmbim të kartonit të brazilianit. Eric Abidal do të ofrojë edhe Philippe Coutinhon, i cili nuk është në planet as të Bayernit (ku është në huazim) dhe as të katalanasve.

“Tuttosport” raporton se braziliani mund të kthehet në “San Siro” si trashëgimtar i Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchezit. Interi mund ta zëvendësojë argjentinasin me mesfushorin aktual të Bayernit, i cili, sipas të gjitha gjasave, nuk do të paguajë 90 milionët e kërkuara nga Barcelona për blerjen përfundimtare, në fund të huazimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?