Barcelona gjen mënyrën për të zyrtarizuar afrimin e Christiansen dhe Kessie

Andreas Christensen dhe Franck Kessié u larguan respektivisht nga Chelsea dhe Milan për t’u transferuar te Barcelona në një transfertë të lirë, por lojtarët ende nuk janë zyrtarizuar dhe prezantuar.

Klubi, në fakt, nuk mund të regjistrojë dy të ardhurit e rinj për shkak të kufizimeve të Fair-play financiar. Duke regjistruar marrëveshje të reja, Blaugranat nuk do të mund të respektonin kufirin e pagave të vendosur nga La Liga.

Nuk është hera e parë që Barcelona përballet me një problem të tillë, por edhe një herë ka gjetur një truk. Situata delikate ekonomike do ta detyrojë shoqërinë blaugrana të fokusohet shumë në rregullimet e pagave për të respektuar Fair Play.

Për momentin, klubi nuk ka prezantuar Franck Kessié dhe Andreas Christensen dhe nënshkrimi i tyre do të zyrtarizohet kur ata të mund të integrohen zyrtarisht në skuadrën e drejtuar nga Xavi Hernández.

Barça më në fund e ka gjetur një zgjidhje për të zyrtarizuar dy ardhjet e reja. Klubi po rregullon kontratat e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë dhe mbrojtësit danez. Natyrisht që klubi po respekton marrëveshjet e bëra me të dy lojtarët, por po bën rregullime të vogla, në bazë të shifrave të dakorduara, për t’ia dalë mbanë.

SHKARKO APP