Barcelona gjen pasuesin e Valverdes, pranë zyrtarizimit të Xavit
Ernesto Valverde ka orët e numëruara në pankinën e Barcelonës. Eliminimi në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Atleticos duket se ka vulosur fatin e trajnerit spanjoll. Drejtuesit blaugrana kanë udhëtuar në Doha për të bindur Xavin që të rikthehet në skuadër, por këtë herë si trajner.
Mediet arabe bëjnë me dije se Xavi pritet të prezantohet nesër në krye të kampionëve të Spanjës, ndërsa klubi i Al-Saddit nuk e ka penguar një marrëveshje të tillë. Ata kanë kuptuar dëshirën e Xavit për t’u larguar dhe kanë vendosur ta lënë të lirë.
Mbetet të shihet në orët në vijim, pasi presidenti Bartomeu ndërkohë është i idesë që do të ishte më mirë që Valverde të mbyllte sezonin në krye të ekipit. /Koha Jone/