Barcelona hedh hapin e parë për super transferimin e Nico Williams
Barcelona duket se do ta ketë mision të thjeshtë transferimin e Nico Williams. Sipas asaj që raportohet nga “Jijantes”, Deco, drejtor sportiv i klubit “blaugrana”, ka takuar agjentin e anësorit të Athletic Bilbao.
Biseda u zhvillua në Hotel Palafox, ku ata mundën të hanin drekë në një dhomë private të lokalit.
Paraqitjet që Nico Williams ofroi në Kampionatin Europian janë aty për t’i parë të gjithë, siç është marrëdhënia e tij me Lamine Yamal dhe lojtarët e tjerë të Barcelonës, gjë që e bëri atë të mos mbyllte kurrë derën për një transferim në Katalonjë.
Kostoja e transferimit të lojtarit nuk është shumë e lartë, rreth 50 milionë euro, ndërkohë që ai dëshiron vetëm transferimin te Barcelona.
KOHA JONË SONDAZH

