Barcelona hedh sytë nga merkato, ofron Rakitic për yllin e Interit

Barcelona hedh sytë nga merkato.

Dëmtimet e shpeshta në këtë fillim të sezonit i kanë detyruar drejtuesit katalanas që të mendojnë për përforcime. Dhe në prag të hapjes së merkatos së janarit, spanjollët po kërkojnë frymë të re në skuadër. Mesfusha duket reparti që ka më shumë nevojë dhe këtë pritet të ndërhyjë në merkato.

Emri që po lakohet shumë në ambientet e klubit nga “Camp Nou” është ai i Stefano Sensit. 24-vjeçari ka shpërthyer nën urdhërat e Antonio Conte te Inter, që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga Sassuolo për 25 milionë euro. Por, ndërhyrja e Barcelonës sjellë shqetësime të mëdha te Interi, me Conten që e konsideron si të ardhmen e klubit nga “Giuseppe Meazza”.

Për të prishur akoma dhe më shumë mendjen e drejtuesve italian, Barcelona është e gatshme të ofrojë kartonin e Ivan Rakitic. Kroati është në shënjestrën e Inter prej kohësh, por ky mund të jetë momenti ideal për të firmosur me të. Mbetet të shihet përfundimi i këtij operacioni, por kontaktet Inter-Barcelona sapo kanë nisur.

SHKARKO APP