Barcelona hidhet në sulm Harry Kane, bëjnë gati ofertën këtë verë

Ndërsa vazhdon të presë zhvillime në pistën që çon te Julian Alvarez, Barcelona po eksploron alternativa të tjera për repartin ofensiv dhe një nga emrat më të mëdhenj në listën e klubit katalanas është Harry Kane.

Sipas raportimeve që vijnë nga Anglia, drejtuesit e Barcelonës kanë kryer kontaktet e para informuese për kapitenin e kombëtares angleze, i cili aktualisht është i angazhuar në Kupën e Botës 2026. Sulmuesi i Bayern Munich ka kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në verën e vitit 2027, por emri i tij vazhdon të tërheqë interesin e klubeve më të mëdha evropiane.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se Kane i ka dhënë përparësi bisedimeve me Bayern Munich për një rinovim të mundshëm të kontratës. Megjithatë, kjo nuk e ka zbehur interesimin e Barcelonës, e cila po ndjek me vëmendje çdo zhvillim rreth të ardhmes së sulmuesit 32-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi katalanas nuk e konsideron Kane thjesht një alternativë rezervë, por një objektiv të rëndësishëm për forcimin e sulmit. Nëse negociatat mes lojtarit dhe Bayernit nuk përparojnë sipas pritshmërive, Barcelona mund të rikthehet me një ofertë konkrete në ditët e fundit të muajit korrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin, e ardhmja e Harry Kane mbetet e hapur, ndërsa merkatoja verore pritet të sjellë zhvillime të reja në një nga dosjet më interesante të verës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?