Barcelona hidhet në sulm për anësorin e Liverpoolit, por duhen mbi 70 milionë euro

Barcelona janë gati të bëjnë një tjetër përforcim të rëndësishëm në verë. Mediat spanjolle raportojnë se Hansi Flick ka informuar klubin se nuk e preferon Ferran Torres dhe se i duhet një përforcim në krahun e majtë të sulmit.

I përzgjedhuri i gjermanit është Luis Diaz. Sulmuesi i Liverpool nuk është vlerësuar sa duhet nga drejtuesit e klubit anglez, pasi paguhet më pak se yjet e tjerë.

Deco raportohet se tashmë ka vendosur që Barcelona të ketë një limit më të lartë të pagave, duke i lejuar klubit të shpenzojë rreth 463 milionë euro në vit për pagat, 37 milionë euro më shumë se më parë. Diaz ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Liverpool. Vlera e tij aktuale në treg llogaritet 65 deri në 70 mln euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?