Barcelona hidhet në sulm për yllin e mbrojtjes së Interit

Barcelona ka vendosur të lëvizë që tani në merkato për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm, duke vendosur në krye të listës së dëshirave mbrojtësin italian Alessandro Bastoni.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, me miratimin e trajnerit Hansi Flick, drejtuesit e klubit katalanas po punojnë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Interit. Projekti i ri sportiv duket se e sheh Bastonin si një element kyç për forcimin e repartit difensiv.

Në këtë kuadër, drejtori sportiv Deco ka udhëtuar drejt Milanos, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të lojtarit. Bastoni po kalon një moment jo të lehtë te Interi dhe nuk e përjashton një largim në fund të sezonit, pavarësisht kontratës që e lidh me klubin zikaltër deri në vitin 2028.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, për të finalizuar operacionin, Barcelona duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Interin, që mban ende kartonin e mbrojtësit dhe pritet të vendosë kushte të forta për transferimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?