Barcelona humb gjyqin me La Liga-n, Olmo mund të largohet falas në janar
Barcelona ndodhet në një situatë kaotike, në lidhje me regjistrimin e lojtarëve. Gjykata ka vendosur kundër katalanasve, për padinë e bërë ndaj La Liga-s, në lidhje me çështjen e Dani Olmo.
Ky i fundit u afrua në merkaton e verës për 60 milionë euro nga Leipzig, ndërsa nga 1 Janari do të jetë lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë vetë skuadrën e re.
Te Barcelona kanë vendosur të apelojnë vendimin, duke kërkuar që të lejohet regjistrimi i fantazistit spanjoll. Gjykata vendosi në favor të La Liga-s, me shpjegimin se Barcelona nuk respekton rregullat e Fair Play Financiar në Spanjë.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë, Barcelona ka ngritur një tjetër padi, me vendimin që do të merret më 30 Dhjetor. Në rast se edhe këtë herë vendoset kundër klubit, Olmo mund të largohet falas në merkaton e dimrit.