Barcelona i ofron 12 milionë euro në sezon Lautaros, 9 më shumë se Interi
Në Spanjë vijojnë thashethemet për të ardhmen e Lautaro Martinez. Sipas raportimeve të gazetës katalanase “Sport”, klubi Blaugrana është i gatshëm që të ofrojë një kontratë 5-vjeçare me 12 milionë euro në sezon për argjentinasin. Një propozim joshës për futbollistin që nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin për të luajtur me bashkatdhetarin e tij Leo Messi.
Nga ideja në realitet, do të jetë e nevojshme edhe bindja e Interit, që nuk ka ndërmend që të heq dorë nga klauzola prej 111 milionë eurosh, ndërkohë që Barcelona për momentin është frenuar në shifrën e 90 milionë eurove.
Gazeta spanjolle ndërkohë shton se katalanasit po lëvizin në mënyrë konkrete për sulmuesin e Interit. Ata janë të gatshëm që t’i ofrojnë futbollistit plotë 60 milionë euro, 12 milionë euro në sezon, për të marrë “po”-n për 5 sezone. Plotë 9 milionë euro më shumë se sa përfiton aktualisht tek zikaltërit.
Sidoqoftë, pengesa e vërtetë për Barcelonën, do të jetë padyshim Interi. Klubi zikaltër nuk do të bëjë asnjë ulje, teksa fillimisht ka hedhur poshtë propozimin prej 60 milionë euro dhe një futbollist. Nuk ndo të jetë aspak një operacion i thjeshtë, por duket se Lautaro Martinez me shumë mundësi do të veshë fanellën blaugrana këtë verë. /R.Lika-Koha Jone/