Barcelona i ofron Coutinhos numrin e Leo Messit
Pasardhësi i Lionel Messi te Barcelona është Coutinho.
I transferuar në Camp Nou për 160 milionë euro, për të zëvendësuar largimin e Neymar, ai përfiton 12 milionë euro neto në sezon. Nga një lojtar që zhgënjeu dhe rëndonte arkat e klubit, tani brazilianit i është ofruar të mbajë fanellën me numrin 10, pas largimit të Leo Messit.
Trajneri Ronald Koeman vendosi që numrin 14 të Coutinhos t’ia japë kuqeziut Rey Manaj, ndërsa blerja më e shtrënjtë në historinë e katalanasve do të ketë një rol protagonisti, në atë që cilësohet si shansi i fundit i madh te Barcelona.