Barcelona imiton Realin, pëson një humbje befasuese ndaj Getafes (VIDEO)

Barcelona nuk përfiton nga humbja e Real Madridit, madje pëson disfatën e parë sezonale nën drejtimin e trajnerit Koeman. Katalanasit u mundën 1-0 nga Getafe në transfertë.

Në pjesën e parë Barcelona humbi disa mundësi shumë të mira shënimi me Messin, duke e mbyllur në barazim 0-0. Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit fituan një penallti që do të kthehej në gol nga Mata.

Katalanasit kërkuan me ngulm barazimin, por rrezikuan që të pësonin edhe një tjetër nëse Cucho do të ishte më i saktë përballë portierit Ter Stegen.

SHKARKO APP