Barcelona kërkon Lautaro Martinez, Marotta: Nëse dëshiron të largohet …

Transferta në Milano, Barcelonës nuk i shërbeu vetëm për ta mbyllur me fitore fazën e grupeve në Champions League, por edhe që të uleshin në tryezë për të diskutuar për tema të ndryshme në merkato. Tema të ndryshme dhe interes reciprok për lojtarë të tjerë.

Në rastin e klubit blaugrana, dëshira e madhe është Lautaro Martinez, i cili shihet si sulmuesi perfekt që mund të zëvendësojë Luis Suarez në të ardhmen. Drejtori sportiv i Interit pas ndeshjes është shprehur për Sport Mediaset: “Nëse Lautaro dëshiron të largohet, ne do të bëjmë vlerësimet tona. Ne jemi Inter dhe nuk kemi nevojë për të bërë shitje. Duam që të rritemi me lojtarë të rinj dhe të rëndësishëm si Lautaro dhe Lukaku. Nëse Martinez dëshiron të vazhdojë me ne, ne do të jemi të lumtur. Për momentin është pjesë e jona”.

Barcelona mund të shfrytëzojë klauzolën prej 111 milionë eurosh për ta blerë para korrikut pa pasur asnjë negociatë me klubin zikaltër, pasi pas kësaj date, do të jetë Interi që do të vendosë çmimin e lojtarit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP