Barcelona kërkon me ngulm Lautaro Martinez, Interi synon shkëmbimin Griezmann

Interi dhe Barcelona këtë verë pritet të jenë shumë aktive në merkato. Klubi blaugrana kërkon me çdo kusht transferimin e Lautaro Martinez, ndërkohë që në krahun tjetër zikaltrit sipas “Gazzetta dello Sport” janë të interesuar për Griezmann.

Deri tani më tani francezi në 26 ndeshje ka shënuar vetëm 8 gola në Liga, 7 ndeshje dhe dy gola në Champions. Lautaro Martinez, i marrë për 25 milion nga Inter, është një goditje e mundshme e katalanasve, teksa statistikat e tij janë më pozitive me 11 gola në 22 ndeshje në Seria A dhe 5 gola në 6 sfia në Champions.

Francezi është tashmë 29 vjeç dhe fiton 17 milion në vit, Lautaro vetëm 22 vjeç dhe pagën maksimale e ka 3-4 milionë. Duke analizuar të dhënat “e ftohta”, në një nivel tekniko-ekonomik shkëmbimi nuk do të dukej si një pazar për Interin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Grizmann, Interi nuk do ta ndryshonte sistemin me duetin mes francezit dhe Lukakut. Por mënyra e të luajturit do të ishte e ndryshme. Sepse Grizmann është një sulmues i dytë me këmbët e një mesfushori të shkëlqyer. Ndoshta nuk garanton të njëjtat synime si Lautaro, por më shumë shanse për Lukakun dhe më shumë befasi në lojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mercado de fichajes: El Inter propone un trueque entre Griezmann y ...

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?