Barcelona kundër gjobës sw UEFA-s: Jemi identitet katalanas!

Përplasje mes Barcelonës dhe UEFA-s, që nuk lidhet me fushën e blertë. Një klub i pasur si Barcelona nuk dëshiron të paguajë gjobat e UEFA-s për shkak të flamujve katalanas të shfaqur nga tifozët në finalen e UEFA Champions League kundër Juventusit në “Olympiastadion”.

Në rregulloren e saj, UEFA e thekson qartë se nuk i lejon banderolat me mesazhe politike dhe për këtë arsye e ka gjobitur klubin katalanas me 30 mijë Euro gjobë. Për Barcelonën, rregullorja e UEFA-s përbën një miopi. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, kampionët e Europës kundërpërgjigjen në mënyrë të ashpër. “Flamujt katalanas janë tregues i një ndjenje popullore antike dhe shkojnë përtej çdo mesazhi politik. Për pasojë shfaqja e tyre në shkallët e stadiumit nuk mund të jetë objekt i sanksioneve në të ardhmen”. Ky është reagimi i Barcelonës që shton se klubi që i bën me dije UEFA-s se ky është realiteti që jetohet përditë në Katalonjë, ashtu si edhe në klubin e Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?