Barcelona mendon për zëvendësuesin e Valverdes, shfaqet një emër i panjohur

Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi për trajnerin Ernesto Valverde, teksa emri i parë që përflitet për ta zëvendësuar është Marcelo Gallardo Mediat në Argjentinë kanë raportuar se emri i trajnerit që do ta zëvendësojë, nëse vendoset për shkarkim, është ai i trajnerit të River Plate.

 

Gallardo, ish-lojtar i kombëtares së Argjentinës, ka fituar disa trofe që kur drejton klubin e Buenos Aires, mes tyre edhe Kupën Libertadores. Por nëse vjen oferta nga Barcelona vështirë që mund ta refuzojë.

Nuk është hera e parë që Barcelona do të merrte një trajner nga futbolli argjentinas, edhe pse më parë kjo lëvizje nuk ka rezultuar e suksesshme.

SHKARKO APP