Barcelona mund me “poker” Getafen dhe futet në garë për titull
Sporti E Shtunë, 24 Shkurt 2024 18:19
Barcelona mposhti 4-0 Getafen, duke parakaluar përkohësisht Gironën dhe duke u ngjitur në vendin e dytë.
Raphinha shënoi në pjesën e parë për kampionët në fuqi të Spanjës, ndërkohë që në pjesën e dytë do të vinin golat nga Joao Felix, Frenkie De Jong dhe Fermin Lopez, që dhuruan spektakël.
Barcelona tashmë shkon në kuotën e 57 pikëve, 5 më pak se Reali kryesues, që luan të dielën në “Santiago Bernabeu” përballë Sevillas.
KOHA JONË SONDAZH

