Barcelona në ankth, brenda 4 ditëve vendoset dështimi ose suksesi i sezonit

Skuadra e Barcelonës brenda 4 ditëve të ardhshme luan suksesin ose dështimin e një sezoni. Fillimisht të mërkurën në orën 20:45 të besuarit e Luis Enriques do të presin në “Camp Nou” skuadrën e Juventusit në ndeshjen e kthimit për Champions League.

Katalanasit do ta kenë shumë të vështirë për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ku “Zonja e Vjetër” triumfoi 3-0, shkruan e përditshmja spanjolle “MARCA”.

Problemet në mbrojtje evidentohen edhe nga Pique i cili këmbëngul që Barcelona do të kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E vështirë shumë është por jo e pamundur. Ne kemi shanset tona dhe besoj se do ja dalim”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pas Championsit ankthi nuk ka përfunduar për katalanasit, pasi të dielën më 23 prill Barcelona do të luajë në transfertë kundër Real Madridit, në ndeshjen që do të vendosë titullin kampion.

Momentalisht Real Madrid udhëheq La Ligan me 75 pikë të grumbulluara, 3 më shumë se Barcelona e vendit të dytë e cila ka zhvilluar një ndeshje më shumë se “Los Blancos”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?