Barcelona në kampionatin francez? Ftesa i vjen nga kryeministri i Francës

 

Barcelona është ftuar që të luajë në kampionatin francez Ligue 1, pasi krahina e Katalonias të fitojë  pavarësinë.

Ftesa është bërë nga një tifoz me të vërtetë i flaktë i saj, kryeministri francez Manuel Valls!

Swiss Digital Desktop Reklama

Një referendum për çështjen e pavarësisë së Katalonias dhe Javier Tebas, shefi ekzekutiv i kampionatit spanjoll La Liga ka deklaruar më parë se Barça mund të përjashtohet nga kampionati nëse referendum miratohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse Katalonia bëhet e pavarur, duke marrë parasysh ligjin e sportit që do të zbatohet nga pjesa tjetër e Spanjës, Barcelona nuk do të lejohet të luajë”, ka theksuar Tebas.

Kështu, Vallas ka bërë një ofertë për kampionët aktual të La Liga-s, duke insistuar se ata mund të bashkohen me Monaco-n dhe PSG-në.

“Monaco luan në Ligue 1, kështu pse Barcelona të mos luajë? Unë jam një tifoz i madh futbolli, një tifoz i Barcelonës”, tha ai në revistat politike franceze.

“Ata janë në gjakun tim. Franca e di atë dhe vazhdon të më pyesë në lidhje me këtë cështje”, shtoi ai më pas.

Barcelona-Real Madrid, "El Clasico" e famshme që ndiqet në mbarë botën, falë rivalitetit nga  fakti se Barcelona i përket një krahine që kërkon të shkëptetet nga Spanja, mund të mos ekzistojë më, nese Barça vendos të largohet nga kampionati spanjoll.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?