Barcelona ngulmon për Martinez, Interi si kundërpërgjigje kërkon …
Barcelona është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, teksa emri i parë në listë duket se është Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas është një dëshirë e madhe edhe e Lionel Messit, i cili kërkon ta ketë në krahë bomberin e njohur.
Interi nuk dëshiron që ta lërë të lirë në verë, por në rast se nuk do të gjejë gjuhën e përbashkët, ka gati planin për kërkesat që do i parashtrojë katalanasve. Nuk bëhet fjalë për Arturo Vidal, i cili u përfol në merkaton e dimrit, por tashmë duket se Conte kërkon brazilianin Arthur.
23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024, teksa ka një vlerë jo më pak se 70 milionë euro. Dëmtimet muskulore e kanë kushtëzuar jo pak gjatë këtij sezoni, teksa skuadra blaugrana mund ta përdor si një lart shumë të vlefshme për të afruar argjentinasin Lautaro Martinez. /R.Lika-Koha Jone/