Barcelona nuk ndalet në merkato, bën gati 150 milionë euro për Alvarez

Barcelona po intensifikon aktivitetin në tregun e transferimeve me objektiv ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin 2026-27 dhe rikthimin serioz në garën për Ligën e Kampionëve.

Klubi katalanas ka përmbyllur në mënyrë jozyrtare marrëveshjen për afrimin e Anthony Gordon, ndërsa paralelisht ka avancuar në bisedime edhe për një tjetër emër të madh: Julián Alvarez.

Sipas zhvillimeve të fundit, përfaqësues të klubit, përfshirë drejtues sportivë dhe njerëz pranë presidencës, kanë zhvilluar një takim me agjentin e sulmuesit argjentinas, ku është diskutuar mundësia e një transferimi drejt Camp Nou. Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se lojtari ka shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar projektit katalanas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, operacioni mbetet kompleks, pasi ende nuk është paraqitur një ofertë zyrtare për Atlético Madrid, që nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e tij. Klubi madrilen është i vetëdijshëm për interesimin prej kohësh dhe raportohet se çdo marrëveshje potenciale do të kërkonte një shifër që kalon 150 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër, Barcelona po bën llogaritë financiare, sidomos pas investimit të konsiderueshëm prej rreth 70 milionë eurosh plus bonuse për Gordon, por drejtuesit nuk kanë hequr dorë nga ideja e një tjetër goditjeje të madhe në merkato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?