Barcelona nuk paguan klauzolën e Lautaros, përqendrohet te pista Neymar

Kriza ekonomike për shkak të koronavirus nuk bën dallim e godet edhe klubet e mëdha. Mes këtyre edhe Barcelonën, që ëndërron një goditje të dyfishtë Neymar-Lautaro Martinez. Në kampin blaugrana, sipas  “Mundo Deportivo”, nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 111 milionë për argjentinasin.

Operacioni mund të kryhet vetëm nëse Inter do të pranojë lojtarë për shkëmbim: Vidal, Arthur, Alenà dhe Cucurella. Barcelona duhet të rikuperojë paratë për dy operacionet nga shitjet në organikën aktuale të Setien, ku janë shumë ata të konsideruar të sakrifikueshëm: nga Griezmann tek Dembélé, duke kaluar tek Vidal e Rakitic, deri tek Umtiti, Arthur e Junior Firpo. Këtyre emrave mund ti shtohen edhe rikthimet e Coutinho, Alenà, Cucurella e Rafinha.

Barcelona ka një avantazh të madh që ka aprovimet si të Lautaro ashtu edhe Neymarit, por mund të mos mjaftojë për të thyer rezistencën e Interit. Vera parashikohet shumë e nxehtë mes mundësisë për tu kthyer në fushë e tratativave në merkaton e parë të kohëve të koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?