Barcelona nxjerr në shitje Coutinhon që në janar për 50 milionë euro

Philippe Coutinho mund të jetë një nga emrat e mëdhenj që mund të jetë protagonist në janar, edhe pse do të jetë e vështirë për të gjetur një klub që mund të paguajë 50 milionë euro për kartonin e tij.

Lajmin e ka publikuar gazeta “AS” që shkruan se presidenti i Barcelonës i ka kërkuar drejtorit sportiv Ramon Planes, për të provuar shitjen e brazilianit për në merkaton e ardhshme. Barcelona e vlerëson Coutinhon në shifrën e 50 milionë euro, por duke parë vështirësitë ekonomike nga pandemia, janë të pakta klubet që mund të shpenzojnë këtë shifër. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP