Barcelona pa Messin përmbys Leverkusen, goleadë e Bajern Mynih

Luhen disa nga ndeshjeve të dyta në grupe, të vlefshme për UEFA Champions League, ku zbritën në fushë ekipe pretendente për trofeun si Barcelona, apo Bajern Mynih.  Pa Messin e dëmtuar, Barça e pati të vështirë ndaj Bajer Leverkusen, ku u gjet në befasi në 22’, pas golit të Papadopoulos për gjermanët. Por rastet e shpërdoruara nga Barcelona u ndërprenë në 80’, kur barazoi Roberto. Neymar dy minuta më vonë shënoi golin e përmbysjes së madhe. Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Roma u befasua nga Bate Borisov në Bjellorusi, që në minutat e para, kur edhe u ndëshkua me dy gola të shpejtë. Gervinho dhe Torosidis shkurtuan diferencën në 3-2, gjatë pjesës së dytë. Në Grupin F, Olimpiakos befasoi Arsenalin dy herë gjatë pjesës së parë. Pardo shënoi në 23’ për grekët dhe Uolkot barazoi në 35’, por pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë, Fortounis ndëshkoi sërish topçinjtë. Sançez barazoi në 65’, ndërsa  Olimpiakos kaloi sërish në avantazh me Finnbogason, një minutë më vonë.  Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, shkoi gjithçka mirë për Bajern Mynih, që përballë Dinamos së Zagrebit (kundërshtar i Skënderbeut në play-off) realizoi një goleadë, 5-0.  Douglas Costa, Goetze dhe dopietë e Levandovskit i dhanë fitoren 4-0 që në pjesën e parë skuadrës së Pep Guardiolës.  Levandovski shënoi edhe në pjesën e dytë golin e tretë persona dhe Bejern kryeson bindshëm grupin me 6 pikë pas ndeshjeve të dyta. Arsenali mbeti me zero pikë. Çelsi i Londrës dëshmoi se është në krizë, pasi humbi përballë Portos. Andre Andre  shënoi në pjesën e parë për vendasit, ndërsa Uilliam barazoi shifrat. Por Maicon kaloi sërish portugezët në avantazh me fillimin e pjesës së dytë. Në Grupin H, rusët e Zenit shënuan fitoren e dytë radhazi pasi mundën Gent 2-1, ndërsa Valencia mori tre pikët e para pas triumfit me Lion. 

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Champions League  – Sot 

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi E

BATE-Roma                     3-2

Barcelona –Bajer L.         2-1

Grupi F

Arsenal-Olimpiakos        2-3

Bajern M.-Dinamo Z.      5-0

Grupi G

Porto-Chelsea               2-1

Maccabi T.-Dinamo K.   0-2

Grupi H

Lion-Valencia               0-1

Zenit-Gent                   2-1

Nesër

Grupi A

Malmo -Real Madrid

Shakhtar D. – PSG

Grupi B

CSKA M. –  PSV Eindhoven

Manchester U. – Volfsburg

Grupi C

18:00 Astana – Gallatasarai

Atletico M. – Benfica

Grupi D                

Borusia M. –  Manchester C.

Juventus – Sevilla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?