Barcelona përmbys Vallecanon për dy minuta, Suarez shënon dopietë (VIDEO)
Barcelona shmang humbjen vetëm në minutat e fundit ndaj Rayo Vallecanos, madje duke rrëmbyer 3 pikë të plota. Skuadra e Valverdes ka fituar 3-2, duke përmbysur ndeshjen vetëm në dy minuta lojë.
Katalanasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të me Luis Suarez. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm me Pozon, që shënoi një gol të bukur me një goditje nga distanca.
Entuaiazmi i vendasve vijoi edhe në pjesën e dytë, teksa Garcia realizoi golin e avantazhit në minutën e 57-të. Gjithsesi Barcelona zgjohet në fundin e ndeshjes duke përmbysur gjithçka për dy minuta. Dembele në minutën e 87-të, dhe Suarez shënuan dy golat që i dhuruan 3 pikë shumë rë rëndësishme blaugranasve. Barcelona mban vendin e parë në kuotën e 24 pikëve, ndërkohë që pas tyre janë Atletico Madrid dhe Alaves (1 ndeshje me pak) me 20. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

