Barcelona po mendon shkarkimin e trajnerit Koeman, ja arsyeja …
Joan Laporta konfirmoi Koeman edhe për sezonin e ardhshëm pak ditë më parë. Gjithsesi, pavarësisht fjalëve të presidenti të Barcelonës, e ardhmja e trajnerit është në dyshim.
ESPN raportin se holandezit mund të mos i mjaftojë as fitimi i titullit kampion. Shkaku? Në kampin katalanas janë të pakënaqur me stilin e futbollit që aplikon Koeman.
Taktikat mbrojtëse të 58-vjeçarit nuk pëlqehen aspak, teksa mendohet se kanë qenë një nga shkaqet pse Leo Messi me shokë nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjë nga duelet direkte për titullin.
Emri që përflitet se mund të marrë drejtimin e Barcelonës është Xavi. Ish-kapiteni nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u ulur në stolin e skuadrës me të cilën shkroi historinë.